23 Dhjetor 2024

Kosova partner serioz për komunitetin ndërkombëtar

Prishtinë, 10 mars - Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, ka takuar Zëvendës Ndihmës Sekretaren për Evropë dhe Azi, Zyra e Çështjeve Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Zbatim të Ligjit, znj. Lisa A. Johnson. 

Me këtë rast, ai ka falënderuar këtë Zyre për përkrahjen ndaj institucioneve të Kosovës që nga paslufta, rolin e tyre në krijimin dhe zhvillimin e tyre deri më sot, përmes programeve për fuqizimin e institucioneve të zbatimit të ligjit. 

Ministri Sveçla në këtë takim ka ritheksuar që synimi i Kosovës është i qartë karshi anëtarësimit në Evropë dhe integrimeve euroatlantike dhe njëkohësisht zotimin për luftimin e krimit trans nacional dhe korrupsionit. 

Znj. Johnson mes tjerash ka vlerësuar angazhimin e Policisë së Kosovës për luftimin e trafikimit me drogë, krimit të organizuar dhe terrorizmit. Është vlerësuar lartë edhe bashkëpunimi i Kosovës për strehimin e qytetarëve afganë, duke theksuar që po dëshmon për komunitetin ndërkombëtar që është partner serioz. 

Kosova aktualisht është programi i dytë më i madh i INL në Evropë dhe znj. Johnson u zotua që Kosova do të vazhdojë ta gëzojë përkrahjen për institucione efikase në zbatimin e ligjit. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)