Kosova nuk mund të bëhet pjesë e NATO-s pa qenë në OKB
Bruksel, 5 shkurt - Kosova nuk mund të bëhet pjesë e NATO-s nëse ajo nuk bëhet fillimisht pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).
Zyrtarë të lartë të NATO-s në Bruksel besojnë se nuk ka asnjë mundësi që Kosova të bëhet anëtare e kësaj aleance në një të ardhme të afërt, derisa të mos jetë anëtare e Kombeve të Bashkuara.
Nuk ka asnjë nismë që Kosova të bëhet pjesë e NATO-s apo të jetë pjesë e ndonjë programi të saj, në këtë kuptim asgjë nuk do të ndodhë , kanë thënë burime të gazetës serbe Danas në Bruksel.
Sipas zyrtareve kusht për hyrjen në OKB është anëtarësimi në NATO duke kujtuar se katër anëtar të kësaj aleance nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.