15 Janar 2025

Kosova nuk ka burgje të mbipopulluara

Prishtinë, 12 tetor - Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut Kosova (KMDLNJ) nuk ka burgje të mbipopulluara, radikalizmi përdoret për qëllime politike dhe nuk ka dhunë si fenomen Bashkimi Evropian ka lancuar projektin me vlerë 2 milion euro që ka për qëllim përmirësimin e kushteve në Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe ngritjen e standardeve në gjyqësor me ç’rast përfaqësuesja e BE-së deklaroi se Kosova ka burgje të mbipopulluara dhe që përballen me radikalizëm dhe dhunë e që në fakt nuk përkon me realitetin nëse mbështetemi nga të dhënat monitoruese nga OJQ –të që monitorojnë këto institucione.

Mbipopullimi sipas KMDLNj-se është fenomen që i takon së kaluarës dhe në Kosovë është e theksuar një çasje e mbrapshtë e ndërtimit të kapaciteteve të reja të burgjeve , në shpërputhje të madhe me nevojat që i ka Kosova , duke e krijuar një përshtypje se shoqëria kosovare është shumë e kriminalizuar.

"Nëse kemi parasysh faktin se numri i të privuarve nga liria, brenda një viti kalendarik është 1800 – 1900 individë, kapacitetet ekzistuese janë shumë më të mëdha se që realisht duhen për vendosjen e personave të privuar nga liria."

"Me ndërtimin e dy qendrave të paraburgimit në Hajvali dhe Gjilan , me një kapacitet afërsisht 640 vende, me kapacitetet e Q. P në Mitrovicë, Pejë dhe Prizren afërsisht 200 vende, Dubrava me më shumë se 1400 vende, Smrekonica me afërsisht 250 vende, Burgu i Sigurisë së Lartë në Gërdoc më së paku 300 – 350 vende, Qendra Korrektuese për të Mitur dhe Femra me kapacitet 120 – 150 vende sigurohen 3200 – 3400 vende që është tejkalim i madh i nevojave si dhe shpenzime të panevojshme që lirisht mund të interpretohet si shpërdorim i mjeteve, qoftë i Buxhetit të Kosovës apo fondeve të BE –së", thekson KMDLNj.

KMDLNj konsideron me tutje se po afirmohet një praktikë ku caktimi i masës së paraburgimit është masë e skajshme e cila, në shumicën e rasteve zëvendësohet me masa alternative sikur arresti shtëpiak, lajmërmi në polici etj.

Ndërtimi i kapaciteteve që nuk shfrytëzohen e që kërkojnë mjete të konsiderueshme për mirëmbajtje të tyre , shembuj eklatant është Pavijoni për Dëshmitarë të Mbrojtur me më shumë se 100 vende në ndërkohë që është i zbrazur sikur edhe Njësia e Paraburgimit në BSL, Q. P në Lipjan që tani do të zbrazet si dhe ndërtimi i dy Q. P ( Hajvali dhe Gjilan ) e që ka mjaftuar vetëm një Q . P në Hajvali për t’i përmbushur nevojat për këtë rajon.

Përzgjedhja e lokacioneve si dhe arkitektura e ndërtimit të këtyre objekteve ka qenë e gabuar duke injoruar aspektet e sigurisë, çështjet e logjistikës dhe krijimin e mundësive për risocializim të personave të privuar nga liria.

Për të shkuar në BSL në Gërdoc duhet të kalohet nëpër fshatra dhe kjo, me një planifikim të mirë do të mënjanohej. Q. P në Gjilan nuk ka infrastruktur rrugore dhe përballet me të njejtin problem si BSL në Gërdoc. I vetmi investim i qëlluar është Q. P në Hajvali që siguron një çasje të shpejtë dhe të lehtë Pallatit të Drejtësisë ndonëse ndërtesat me banorë afër Q. P në Hajvali nuk është zgjedhje e mirë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)