Kosova nuk ekstradon të akuzuarit në rastin "Monstra"
Shkup, 11 tetor - Institucionet e Republikës së Kosovës nuk i kanë kthyer ende përgjigje Shkupit, në lidhje me ekstradimin e dy të akuzuarve në rastin Monstra, Halil Demirin dhe Afrim Ismailoviçin.
Ministri i Drejtësisë, Blerim Bexheti, ka thënë se janë kryer të gjitha detyrimet që i takojnë Shkupit, për të zhvilluar procedurën e ekstradimit, por i mbetet Kosovës të veprojë.
Letra zyrtare, me kërkesën për ekstradim, është nisur drejt Prishtinës më 15 maj, por kur kanë kaluar gati 5 muaj, ende s'ka përgjigje.
Ministri ka folur edhe për procedurën e ekstradimit të Mile Hanxhiskit, shtetasit që kërkohet për disa vepra të rënda, dhe që u arrestua disa javë më parë në Francë. Edhë në këtë rast, Shkupi nuk ka marrë asnjë përgjigje nga autoritetet franceze, ndonëse ishte bërë e ditur përmes mediave se gjykata franceze kishte miratuar kërkesën për ekstradim.