Kosova nuk duhet të mbetet vend i vetëm i izoluar
Prishtinë, 16 dhjetor - Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni mbajti takim me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të akredituar në Prishtinë.
Në këtë takim, i diskutua rreth liberalizimit të vizave, përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave dhe migrimit ilegal, ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.
I ftuar nga shefi i zyrës së BE-së, z. Samuel Zhbogar, ministri Hyseni theksoi se Ministria e Punëve të Brendshme është e përkushtuar në përmbushjen e objektivave për liberalizim të vizave dhe se deri më tani janë përmbushur një numër i tyre.
Ministri Hyseni tha se tashmë është vënë nën kontroll çështja e migrimit ilegal të kosovarëve dhe theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës do të adresojë në afat të gjatë shkaqet e migrimit.
Kosova nuk duhet të mbetet vend i vetëm i izoluar, dhe liberalizimi i i vizave është në dobi të qytetarëve të vendit, tha ministri Hyseni.
Gjithashtu, në këtë takim ministri Skender Hyseni iu përgjigj një sërë pyetjesh me interes për ambasadorët e BE-së.