09 Maj 2024

Kosova nënshkruan marrëveshjen për Ri-pranim me Lihtenshtajnin

Vaduz, 17 qershor - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe zëvendëskryeministri i Principatës së Lihtenshtajnit, i cili njëherazi është ministër për Punë të Brendshme, Drejtësi dhe Ekonomi, Thomas Zëiefelhofer, kanë nënshkruar sot Marrëveshjen për Ri-pranim në mes dyja vendeve.

Kjo marrëveshje është nënshkruar gjatë vizitës zyrtare që është duke e bërë ministri Rexhepi në Lihtenshtajn.

Gjatë takimit, të dyja palët kanë konstatuar se momentalisht nuk ka azilkërkues që nuk e kanë të rregulluar statusin e qëndrimin, megjithatë, kjo do të shërbejë për të ardhmen si bazë ligjore dhe do të kontribuojë në plotësimin e kritereve në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave me BE-në.

Gjithashtu, është diskutuar edhe për bashkëpunimin e të dyja vendeve në fushën e sigurisë dhe në lëmi të tjera si: ekonomi, kulturë, turizëm dhe sport, si dhe për projektin i cili është në përgatitje e sipër për trajnimin e të rinjve nga Kosova në disa kompani të Lihtenshtajnit, me mundësi që pas përfundimit të trajnimit, disa prej tyre të punësohen përkohësisht.

Ministri Rexhepi ftoi zëvendëskryeministrin Thomas Zwiefelhofer që ta vizitojë Kosovën në të ardhmen e afërt.

Ministri Rexhepi do të ketë takime me Presidentin e Qeverisë së Kantonit të Bernit, Christoph Neuhaus, si dhe me ministren Federale për Polici dhe Drejtësi të Bernit, Simonetta Sommaruga.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)