Kosova në zi për viktimat e aksidentit në Kroaci
Si pasojë e një aksidenti tragjik në trafik që ndodhi dje në Slavonski Brod të Kroacisë kanë humbur jetën 10 persona, bashkëatdhetarë, 44 persona kanë marrë ndihmë mjekësore dhe prej tyre 15 janë me lëndime më të rënda.
Autobusi me 67 pasagjerë, përfshirë fëmijë, ishte nisur nga Frankfurti për në Prishtinë.
Në mesin e viktimave është njëri shofer, ndërsa dy nga pasagjerët e plagosur janë të shtrirë në njësi të kujdesit intensiv në Sllavonski Brod.
Të gjithë të mbijetuarit e aksidentit ndodhen ende në Kroaci dhe se autoritetet e Kosovës dhe ato të Kroacisë po punojnë për organizimin e sjelljes në Kosovë të udhëtarëve të palënduar dhe të atyre me lëndime të lehta.
Aksidenti kishte ndodhur pasi qe shoferi qe po ngiste autobusin e mori gjumi për një moment.
Autoritetet kroate kanë arrestuar shoferin nën dyshimin për drejtim të automjetit në mënyrë jo të duhur.
Kryeministri, Albin Kurti se bashku me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe shefin e Stafit të Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela vizitoi të dielën mbrëma të plagosurit në Sllavonski Brod.
Shkaku i kësaj ngjarje tragjike, edhe Presidentja Osmani e ka ndërprerë vizitën në Japoni dhe nesër do të udhëtojë për në Kosovë.