Kosova në takimet e ShBA-Karta e Adriatikut A-5
Sarajevë, 22 qershor - Një delegacion i Ministrisë për Forcën e Sigurisë të Kosovës dhe Forcë së Sigurisë të Kosovës, zyrtarisht për herë të parë në Sarajevë po merrë pjesë në takimet e ShBA-Karta e Adriatikut A-5.
Një delegacion i Ministrisë për Forcën e Sigurisë të Kosovës dhe Forcë së Sigurisë të Kosovës, kryesuar nga Faruk Geci, drejtor i Drejtorisë për Politika dhe Plane në MFSK dhe kolonel Fadil Hadergjonaj për herë të parë u ftuan zyrtarisht në Sarajevë nga Ministria e Mbrojtjes së Bosnjës dhe Hercegovinës në cilësinë e nikoqirit të takimit të drejtorëve për Politika dhe Plane të ministrive të Mbrojtjes të vendeve në kuadër të ShBA-Karta e Adriatikut, A-5 të mbajtur në Sarajevë.
Në këto takime u diskutuan çështje të projekteve në kuadër të iniciativave rajonale, si: A-5, SEDM, (Ministritë e Mbrojtjes të Shteteve të Evropës Juglindore) B-9, marrëveshjet e bashkëpunimit bilateral në kuadër të menaxhimit të emergjencave dhe çështje që ndërlidhen me pjesëmarrjen në operacione ndërkombëtare në Afganistan, mbështetje të operacioneve të udhëhequra nga NATO, Bashkimi Evropian(BE) dhe Kombet e Bashkuara(KB).
Gjatë takimit janë diskutuar edhe ide që kërkojnë fuzionimin e iniciativave rajonale dhe aktiviteteve tjera në mënyrë që mos të dyfishohen aktivitet dhe po ashtu të përdoren të gjitha aftësitë ushtarake në mënyrë sa më efektive.
Kjo është hera e parë, që zyrtarisht një delegacion i MFSK-së, mori pjesë në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta të Mbrojtjes dhe Sigurisë në Republikën e Bosnjës dhe Hercegovinës.