Kosova merr pjesë në Konventën për Armë Kimike
Zagreb, 19 shkurt - Kosova merr pjesë për herë të parë në seminarin për Konventën e Armëve Kimike të organizuar nga Qendra për Siguri e Evropës Juglindore në Zagreb.
Kryeshefi i Agjencisë Beqir Mezelxhiu së bashku me Shefin e Mbrojtjes nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore Naser Balaj, morën pjesë në seminarin për Konventën e Armëve Kimike të organizuar nga Qendra për Siguri e Evropës Juglindore në Zagreb në bashkëpunim me Organizatën për parandalimin e Armëve Kimike nga data 15 deri 18 Shkurt 2016.
Është për tu theksuar që Kosova është thirre për herë të parë në këtë program i cili organizohet nga viti 2004.
Angazhimet ndërkombëtare të Kosovës janë zbatimi i Rezolutës 1540 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe zbatimi i Rregullores mbi Kontrollin e Eksportit, Transferit, Ndërmjetësimit dhe Transitit të Produkteve për Përdorim të Dyfishtë të BE-së si dhe një sërë angazhimesh ndërshtetërore të cilat ndërtojnë një sistem të ndërthurur të kontrollit të lëvizjes së mallrave ushtarake dhe mallrave me përdorim të dyfishtë, ka thënë Mezelxhiu gjatë seminarit.