Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria, marrëveshje për kufirin
Podgoricë, 26 korrik - Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova, kanë arritur marrëveshje për pikat e kufirit trepalësh, ka njoftuar Ministria e brendshme e Malit të Zi.
Përfaqësuesit e tri komisioneve shtetërore në Podgoricë të Malit të Zi e kanë nënshkruar marrëveshjen për pikën e takimit të kufirit shtetëror të tri shteteve, e cila është e shënuar me shenjën e kufirit trepalësh, dhe për mirëmbajtjen e saj.
Në takim, poashtu, është arritur marrëveshja për zbatimin e marrrëveshjes për mirëmbajtjen e shenjave kufitare përgjatë kufirit Mali i Zi Shqipëria, e nënshkruar në Podgoricë në vitin 2009.
Raportohet se është biseduar edhe për vazhdimin e procesit të përcaktimit të linjës kufitare shtetërore ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës.