Kosova kampione e korrupsionit
Brenda vitit dyshohet se shuma të mëdha parash të buxhetit përfundojnë në xhepa të zyrtarëve të korruptuar të prokurimit.
Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit i cili në tre vitet e fundit thuajse nuk ka ndryshuar fare, Kosovën e rendit në krye të listës së vendeve më të korruptuara në rajon. Në këtë drejtim vendi ynë qëndron më keq se Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi.
Njohës të rrethanave ekonomike në vend thonë se niveli i korrupsionit në vend edhe më tutje vazhdon të jetë i njëjtë sikurseve viteve të kaluara, pavarësisht premtimeve të shumta institucionale për ta luftuar atë.
Artan Canhasi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) thotë se aferat korruptive në fushën e prokurimi publik në Kosovë vazhdojnë të jenë ndër çështjet kryesore në diskursin e diskutimeve nëpër media, raporte dhe publikime të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.
/Zeri/