07 Maj 2024

Kosova ka pasur situata të rënda emergjente

Prishtinë, 20 dhjetor - Ministria e Punëve të Brendshme dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës, mbajtën takim me kryetarë të komunave dhe drejtorët e drejtorive për mbrojtje dhe shpëtim dhe ekspertëve nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjent.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Ismet Ibishi, theksoi se deri më tash, sikurse edhe shumë vende të tjera të botës edhe Kosova është goditur nga shumë situata të rënda emergjente të cilat si pasojë patën humbje të dhjetëra jetë njerëzish, shkatërrime të mëdha të pasurive të qytetarëve dhe pasurisë shtetërore.

“Në emër të MPB-së iu falënderoj për menaxhimin e situatave si autoritete komunale dhe reagues të parë në situatat emergjente, siç ishin erërat e fuqishme në Istog, ku si pasoj u shkatërruan shumë pasuri të qytetarëve, bora e madhe që ra gjatë sezonës së dimrit në tërë vendin që solli një situatë të lartë emergjente dhe nga zjarret e shumta që ishin në viset malore dhe fushore”, tha Ibishi.

Zëvendësministri Ibishi, tha se ajo çfarë duhet që marrin nga përvojat gjatë menaxhimit të këtyre situatave emergjente, pavarësisht gatishmërisë dhe vetëmohimin e organeve të reaguesve të parë dhe qendrore, është që krahas angazhimit të të gjitha institucioneve për të menaxhuar situatat dhe krizat emergjente, angazhimi duhet të mbështetet dhe koordinohet me dokumentet strategjike që janë, Planin i Reagimit Kombëtar dhe Sistemi i Integruar i Menaxhimit të Emergjencave. 

Ndërsa drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sezan Ibrahmi, tha se ky takim është organizuar në vazhdën e aktiviteteve që kemi me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe duke i bashkërenditur aktivitetet që kanë të bëjnë me kompetencat e pushtetit lokal.

Takimi është bërë si rezultat i përvojave që kanë ndodhur gjatë dimrit të kaluar, në muajin shkurt, ku ka munguar një bashkërendim i aktiviteteve në mes të nivelit lokal dhe atij qendror.

“Ne jemi dëshmitarë të asaj që kemi shumë dokumentacione, plane të veprimit, sistem të integruar, legjislacionin i cili është i njëjtë me legjislacionin e Bashkimit Evropian, mirëpo implementimi i të gjitha dokumenteve mungon.

Për mos zbatimin e tyre një ndër arsyet kryesore është se në fazën e hartimit të këtyre dokumente, ka munguar bashkëpunimi me nivelin lokal, që  duhet të ndryshojë në të ardhëm”, tha Ibrahimi.

Qëllimi i takimit është që kontribuoj në menaxhimin e situatës emergjente, sipas legjislacionit dhe njohja e pjesëmarrësve me dokumentet strategjike të cilat e rregullojnë çështjen e menaxhimit të emergjencave në nivel shtetëror. Ky takim u mbajt në mbështetje të UNDP-së.
.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)