04 Maj 2024

Kosova ka krijuar mekanizma që parandalojnë dhunën në familje

Prishtinë, 8 mars - Zëvendësministri i Drejtësisë, njëherësh Koordinatori Nacional Kundër Dhunës në Familje, Daut Xhemajli, sot ka marrë pjesë në konferencën "Reintegrimi i Viktimave të Dhunës dhe Trafikimit me Qenie Njerëzore në Kosovë -Sfidat dhe Veprimi”, e organizuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNDP) përmes projektit Iniciativa për Mbrojtjen dhe Sigurinë e Gruas Plus.

Në këtë konferencë para të pranishmëve, Zëvendësministri Xhemajli tha se po punojnë për një trajtim të barabartë gjinor në shoqërinë kosovare, përkundër sfidave që po paraqiten.

Ai tha se Kosova ka krijuar dhe po funksionojnë mekanizma institucional të cilët kanë rol dhe përgjegjësi në parandalimin e dhunës në familje, duke filluar nga Koordinatori Nacional si organ individual dhe përgjegjës për koordinimin, bashkërendimin, monitorimin dhe raportimin e implementimit të politikave, aktiviteteve dhe veprimeve të parapara në programin e Kosovës Kundër Dhunës në Familje, në bashkëveprim me Grupin Koordinues Ndër-Ministror Kundër Dhunës në Familje.

Zëvendësministri Xhemajli tha se angazhimi për ri-integrim të viktimave, paraqet një sfidë të madhe për institucionet e Kosovës, por është i domosdoshëm veprimi i koordinuar i të gjithë akterëve në procesin e mbrojtjes dhe ri-integrimit të viktimave të dhunës në familje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)