15 Janar 2025

Kosova i thotë jo OSBE-së nën kryesimin serb

Prishtinë, 23 prill - Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) vazhdon të aplikojë rregulla të ashpra kur është fjala për pjesëmarrjen e Kosovës në organizimet e saj.

Pjesëmarrja eventuale e zyrtarëve të Kosovës mund të bëhet vetëm me lejen e Serbisë. Personeli dhe përfaqësuesit e institucioneve duhet të kenë rreptësisht status neutral. Por Qeveria e Kosovës ka zgjedhur të mos marrë pjesë me këto kushte, shkruan sot Koha Ditore.

Gazeta ka siguruar dokumentin pesëpikësh, me kushtet e dhëna nga Sekretariati i OSBE-së në Vjenë për përfaqësimin e zyrtarëve të Kosovës.

Pikat e radhitura janë kusht nga Sekretariati i OSBE-së në Vjenë që këtë vit drejtohet nga Serbia, për pjesëmarrjen e zyrtarëve të shtetit të Kosovës në çfarëdo lloj organizimi nga Sekretariati i OSBE-së, qofshin ato konferenca, seminare, tryeza e trajnime.

Gazeta merr vesh se Misioni i OSBE-së në Kosovë ka bërë përpjekje të ndryshojë këtë qasje, por nuk është pranuar nga Selia qendrore në Vjenë. Këto pika nuk aplikohen nga Misioni i OSBE-së në Kosovë për aktivitetet që zhvillohen brenda Kosovës.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)