14 Maj 2024

Kosova, fletë-arrest për Komandant Hoxhën

Prishtinë, 2 qershor - Në stacionimet policore dhe pikat kufitare të Kosovës është shpërndarë një fletarrest ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Xhezair Shaqiri, i njohur me nofkën \"Komandant Hoxha\".

\"Këtë ma kanë thënë disa të njohur që punojnë në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës\", ka thënë vetë Shaqiri për \"Tribuna Shqiptare\".

Kjo gjë është konfirmuar edhe nga një pjesëtar i Policisë së Kosovës, i ngarkuar me punë në Pikën kufitare në Merdarë. Por, zyrtarisht, Policia e Kosovës dhe EULEX e kanë mohuar ekzistencën e një fletarresti të tillë.

Ish \"Komandant Hoxha\" thotë se ky fletarrest është shpërndarë pas akuzave që i ka bërë i ashtuquajturi sekretar shtetëror për Kosovën, Oliver Ivanoviç, për sulmin që: \"Xhezair Shaqiri dhe Eljesa Sherifi bënë ndaj xhandarëve serbë në Dobrosin të Bujanocit\".

\"Në kohën kur u krye ky sulm unë kam pasur një kontratë pune në një shtet evropian. Gjithashtu edhe Sherifi ka qenë jashtë\", ka deklaruar Xhezahir Shaqiri.

Për momentin nuk ka ende një komunikim zyrtar nga institucionet ligjore në Kosovë apo Eulex lidhur me këtë dekaratë të Shaqirit. Por priten lajme të reja në orët në vijim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)