Kosova është demokraci e konsensusit
Prishtinë, 27 nëntor - Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behar Selimi, i ka qortuar pozitën dhe opozitën për mosgjetjen e një konsensusi politik për çështjet nacionale.
Ai në një intervistë për Epokën e re i ka dënuar sjelljet e dhunshme të opozitës në Kuvend, por edhe ia ka rikujtuar pozitës se Kosova nuk është demokraci e shumicës.
Pozita duhet ta kuptojë se demokracia jonë nuk është demokraci e shumicës as në raport me pakicat etnike, por as në raport me pakicat politike. Shihni Kushtetutën, planin e Ahtisarit etj. Është demokraci e konsensusit, në të cilën duhet shumë transparencë, debat, bindje, argumentim, sidomos për tema nacionale, ka thënë Selimi.