17 Maj 2024

Kosova e Zvicra nënshkruan bashkëpunimin policor

Prishtinë, 6 nëntor - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe Jean-Luc Vez, drejtor gjeneral i Zyrës Federale të Policisë së Zvicrës, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi policor ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit Federal Zviceran.

Ministri Bajram Rexhepi theksoi se me nënshkrimin e kësaj marrëveshje fuqizohet bashkëpunimi mes dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar, kundër trafikimit të qenieve njerëzore, trafikimit me armë, substanca narkotike etj.

“Përveç bashkëpunimit policor do të ketë bashkëpunim në mes të doganave, njësive të inteligjencës financiare dhe në luftën kundër krimit kibernetikë si dhe formave të tjera të kriminalitetit”, tha ministri Rexhepi

Ai bëri të ditur se kjo marrëveshje mundëson mbajtjen e trajnimeve policore në fusha të ndryshme.

Ndërsa drejtori gjeneral i Zyrës Federale të Policisë së Zvicrës, Jean-Luc Vez, tha se me nënshkrimin e kësaj marrëveshje do të arrihen rezultate më të mira në luftën kundër krimit të organizuar.

“Si për Zvicrën, ashtu edhe për Kosovën, lufta kundër krimit ka një rëndësi  të veçantë. Disa forma të kriminalitetit, siç është krimi kibernetikë, që duhet me një forcë të veçantë të luftohen. Ka edhe forme të tjera të kriminalitetit tradicional, të cilat duhet të luftohen rrënjësisht”, tha ai.

Ai shtoi se për Zvicrën nuk është e rëndësishme të luftohet krimi vetëm në ato vende të destinimit, por edhe ne ato vende ku e kanë burimin këto forma të kriminalitetit dhe vendet nëpër të cilat kalojnë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)