Kosova e Shqipëria më shërbime të përbashkëta të policimit rrugor
Prizren, 28 qershor - Sot në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Prizrenit do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit policor për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në Shqipëri, marrëveshje kjo e cila do të nënshkruhet në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë.
Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit policor do të marrin pjesë drejtorët e përgjithshëm të dy policive, z.Shpend Maxhuni dhe z.Artan Didi të shoqëruar nga stafi i tyre.