Kosova e Shqipëria me protokoll të përbashkët për inspektim policor
Ky nënshkrim i protokollit të inspektimit të përbashkët është vazhdimësi e aktiviteteve në kuadër të Memorandumit të mirëkuptimit për bashkëpunim në fushën e kontrollit të brendshëm dhe mbikëqyrjes policore, të nënshkruar nga Ministrat e Brendshëm të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë në marsin e vitit të kaluar.
Nënshkrimi i protokollit për inspektim të përbashkët do të bëhet në ambientet e IPK-së sallën e konferencave nga Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së z. Fitim Shishani dhe Drejtori i Përgjithshëm i SHÇBA-së z. Arben Skendo.
Prezent në këtë ngjarje do të jenë edhe Zv.Ministri i Punëve të Brendshme z. Nehat Mustafa, përfaqësues nga MPB-ja e Shqipërisë, ICITAP-i Amerikan, zyrtarë të SHÇBA-së etj.