Kosova e Shqipëria me patrullime të përbashkëta policore
Prishtinë 28 qershor - Sikurse edhe vitet e mëhershme edhe këtë vit Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të patrullojnë së bashku në rrugët e Shqipërisë me qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurt për të gjithë qytetarët që do të shfrytëzojnë këtë vend për pushime gjatë sezonit turistik.
Kjo vjen pas nënshkrimit të marrëveshjes se bashkëpunimit qe u nënshkrua sot (28.06.2014) nga dy krerët e policive, nga drejtori i Përgjithshëm i PK-së, z. Shpend Maxhuni dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së shtetit të Shqipërisë z. Artan Didi.
Kjo marrëveshje bashkëpunimi për patrullim të përbashkët në rrugët e Shqipërisë do të zbatohet gjatë sezonit veror (1 korrik deri 31 gusht) të këtij viti.
Në takimin e mbajtur në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, të dy drejtorët kanë diskutuar edhe për ngritjen e bashkëpunimit edhe në fushat tjera, me qëllim koordinimin e veprimeve në funksion të parandalimit të kriminalitetit në nivel të dy vendeve.
Bazuar në vlerësimet e dyanshme bashkëpunimi në mes të dy organizatave policore bashkëpunimi në këtë drejtim ka rezultuar si shumë i suksesshme, duke ndikuar në krijimin e një sigurie më të lartë në komunikacionin rrugor.