Kosova e Shqipëria bashkëpunojnë në sigurimin e aviacionit civil
Prishtinë, 16 tetor - Ministria e Punëve të Brendshme, përmes Departamentit për Siguri Publike dhe Autoriteti i Aviacionit Civil të Republikës së Shqipërisë, kanë nënshkruar Memorandum të Mirëkuptimit, në fushën e sigurimit të aviacionit civil.
Memorandumi u nënshkrua nga drejtori i Departamentit për Siguri Publike, Mensur Hoti dhe drejtori Ekzekutiv i Autoritetit te Aviacionit Civil të Shqipërisë, Feliks Baci, me qëllim të bashkëpunimit për të promovuar standardet dhe praktikat më të mira në sigurinë e aviacionit civil, eficiencen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të aviacionit civil ndërmjet dy vendeve AAC dhe DSP/MPB-së.
Të dy shtetet do të bashkëpunojnë në fushën e sigurimit të aviacionit civil ndërkombëtar, brenda mandatit të tyre respektive, duke përfshirë, shkëmbim të informacionit, takime dhe pjesëmarrje në veprimtaritë vendore apo ndërkombëtare, programet e trajnimeve, identifikim të projekteve të përbashkëta dhe procedurat për veprimtaritë dhe ndarjen e informacionit në sigurinë e aviacionit.