03 Maj 2024

Kosova e SHBA rritin bashkëpunimin kundër terrorizimit

Prishtinë, 30 janar - Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, Zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni priten sot një delegacion nga SHBA-të për bashkëpunim kundër terrorizmit në përbërje të përfaqësuesve nga Departamenti i Shteti, Departamenti i Drejtësisë, Qendra Kombëtare e SHBA-ve Kundër Terrorizmit, Departamenti për Siguri Kombëtare dhe Byroja Federale e Hetimeve.

Delegacioni u takua me udhëheqësit e Republikës së Kosovës, si pjesë e angazhimit të tij me disa vende të rajonit.

Takimi u fokusua në nxitjen e bashkëpunimit të vazhdueshëm në sektorin e sundimit të ligjit, ngritjen e kapaciteteve, sigurinë e kufijve, kundër terrorizmit si dhe nismave të tjera rajonale të sigurisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)