16 Janar 2025

Kosova e SHBA nënshkruajnë bashkëpunimin për sigurinë bërthamore

Prishtinë, 25 maj - Agjencia e Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore do të nënshkruaj Memorandumin e Bashkëpunimit në mes të Departamentit të Energjisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Agjencisë së Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore.

Institucionet përgjegjëse për zbatimin e Memorandumit do të jenë Administrata Nacionale për Siguri Bërthamore e SHBA-së dhe Policia e Kosovës.

Qëllimi i marrëveshjes është bashkëpunimi në zbulimin dhe parandalimin e trafikimit të paligjshëm të materialeve të veçanta bërthamore dhe materialeve të tjera radioaktive nëpërmjet bashkëpunimit teknik dhe metodik, përfshi këtu montimin dhe përmirësimin e sistemeve teknike për zbulimin dhe identifikimin e këtij materiali në pikat e kontrollit kufitar të Republikës së Kosovës.

Nënshkrimi i Memorandumit do të bëhet me datë 25 maj 2017 në ora 10.30 në zyrën e Kryeshefit të Agjencisë me pjesëmarrje të përfaqësuesve të Programit për Sigurinë e Kufijve të Ambasadës Amerikane, Policisë së Kosovës dhe mjeteve të informimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)