Kosova, e pasigurt karshi terrorizmit
Prishtinë, 16 nëntor - Sulmet terroriste në Paris dhe dështimi i Francës kundër forcat terroriste, kanë ngritur shqetësim edhe në Kosovë dhe rajon për sulme eventuale.
Duke parë se Franca dy herë radhazi është sulmuar nga forcat ekstremiste, autoritetet e sigurisë nuk mund të premtojnë se kanë ofruar siguri të mjaftueshme për qytetarët e Kosovës, shkruan Zëri.
Madje, kosovarët që kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë pjesë e luftërave në Irak dhe Siri shihen si rreziku potencial për Kosovën.
Por, sipas ekspertëve të çështjeve të sigurisë, situata bëhet edhe më komplekse, për faktin se pjesë e grupeve ekstremiste po bëhen edhe qytetarë të religjioneve tjera.
Ky është rrezik global nga terrorizmi dhe nuk ka shtet që mund të thotë se e ka siguruar veten, shtetin dhe nuk mund tu ndodhë, konsideron Naim Maloku, ekspert i sigurisë dhe ish-epror ushtarak.
Ai tha se shtetet shumë më të fuqishme se Kosova janë të atakuara nga terrorizmi ndërkombëtar, prandaj rreziku gjithmonë është permanent.
/Zëri/