14 Maj 2024

Kosova e Maqedonia nënshkrujnë bashkëpunimin në fushën ushtarake

Prishtinë, 17 mars - Në Ministrinë e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), sot, për vizitë zyrtare, qëndroi një delegacion i Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, në përbërje të: Bekim Maksuti, shef i Divizionit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, znj. Minevere Leskovica, këshilltare ligjore në Kabinetin e Ministrit të Mbrojtjes së Maqedonisë dhe z. Blerim Ukalli, nga Kabineti i Ministrit të Mbrojtjes së Maqedonisë.

Delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes së Maqedonisë u prit, nga kolonel Hasan Hoxha, drejtor i Departamentit për Bashkëpunim dhe Siguri në MFSK, ku merrnin pjesë znj. Krenare Sogojeva drejtoresh e Departamentit Ligjor të MFSK-së, dhe Petrit Ajeti zyrtar i Departamentit për Bashkëpunim dhe Siguri i MFSK-së.  

Pas takimit në mes të dy delegacioneve, u nënshkrua Plani bilateral për bashkëpunim në fushën e Mbrojtjes, për vitin 2014, në mes të dy Ministrive. Në emër të Ministrisë së FSK-së, planin e nënshkroi drejtori i Departamentit për Bashkëpunim, kolonel Hasan Hoxha, ndërsa në emër të Ministrisë së Mbrojtjes të Maqedonisë, z. Bekim Maksuti, shef i Divizionit për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

Me këtë plan, janë parapa shkollimi i kadetëve të FSK-së, në Akademinë Ushtarake të Maqedonisë, pastaj, Kurse trajnuese për pjesëtarët e FSK-së, në institucione të arsimimit ushtarak të Republikës së Maqedonisë, si dhe vizita të ndërsjella me karakter të shkëmbimit të përvojave ndërmjet dy ministrive. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)