Kosova e Maqedonia ende me probleme për kufirin
Shkup, 13 shtator - Qeveria e Maqedonisë thotë se po punohet intesivisht për normalizimin e raporteve tregtare me Kosovën.
Sipas saj, autoritetet e dy vendeve janë në kontakt të vazhdueshëm dhe po shqyrtojnë mundësitë për anulimin e vendimeve për taksat rrugore për shetetasit e Kosovës dhe për prodhimet maqedonase për tregun kosovar.
Qeveria në Shkup vlerëson se zgjidhja mund të arrihet me heqjen e njëkohshme të vendimeve nga të dyja shtetet.
Ndërkohë, në vendkalimin kufitar në Bllacë, shtetasit e Kosovës vazhdojnë të paguajnë taksa për të hyrë në Maqedoni: 2 euro për person, 5 euro për veturë dhe 10 euro për autobus dhe kamion.
Por, ata kufirin e kalojnë në këmbë për shkak të bllokadave të transportuesve maqedonas, të cilët kanë ndërmarrë këtë masë në shenjë proteste ndaj vendimeve të të dyja vendeve.
/Rel/