Kosova e Mali i Zi nënshkruajnë marrveshje Ndërkufitare
Pejë, 11 prill - Sot në Pejë mbahet ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes së Financimit për Programin 2012 të Bashkëpunimit Ndërkufitar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.
Nënshkrimi i marrëveshjes do të bëhet nga Demush Shasha NIPAC dhe Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Integrimit Evropian të Republikë së Kosovës dhe Aleksandar Andrija Pejovic NIPAC dhe sekretar i shtetit për integrimin në BE - Republika e Malit të Zi.
I pransihëm në Ceremoninë e nënshkrimit do të jetë edhe e Z. Christof Stock, Shef i Operacioneve të Zyrës së BE-së në Kosovë.
Marrëveshja financiare mes dy vendeve shënon fundin e formulimit të programit dhe fazën e financimit, si dhe fillimin e fazës së implementimit.
Kjo marrëveshje është pjesë e Programit të Bashkëpunimit ndërkufitar të financuar nga BE dhe e menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Qëllimi kryesor i programit është të promovojë dhe të vendosë bashkëpunimin ndërkufitar dhe integrimin socio-ekonomik në mes të rajoneve kufitare kosovare dhe rajoneve fqinje të vendeve fqinje duke forcuar lidhjet ekonomike, sociale, mjedisore dhe kulturore.