03 Maj 2024

Kosova e Mali i Zi diskutojnë ngritjen e bashkëpunimit në siguri

Prishtinë, 16 korrik - Sot, në Ministrinë e FSK-së, për një vizitë zyrtare qëndroi shefi i Mbrojtjes së Republikës të Malit të Zi, nënadmirali Dragan Samargjiq, i cili u prit nga komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Kadri Kastrati.

Për nder të Shefit të Mbrojtjes së Malit të Zi, ishte rreshtuar edhe Togu Ceremonial i FSK-së. Fillimisht, komandanti i FSK-së gjeneral Kastrati bisedoi kokë më kokë me nënadmiralin Samargjiq, dhe pastaj vazhduan takimet e punës në mes të dy delegacioneve.

Shefin e Mbrojtjes së Malit të Zi, nënadmiralin Samargjiq e priti edhe ministri i FSK-së Agim Çeku.

Gjatë takimit të përbashkët ministri Agim Çeku dhe gjeneral Kadri Kastrati e kanë njoftuar Shefin e Mbrojtjes së Malit të Zi, me të arriturat e përgjithshme të FSK-së, si dhe me plotësimin e kapaciteteve operacionale të FSK-së, ku kohë më parë e konfirmoi edhe zyrtarisht Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen. 

Gjatë takimit, gjithashtu u bisedua edhe për vazhdimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat që janë me interes jo vetëm për të dyja shtetet por edhe për sigurinë e rajonit.

Në konferencën e përbashkët për gazetarë, komandanti i FSK-së, gjeneral Kastrati pos tjerash tha se nënadmiralin Samargjiq e njoftova për të arriturat e përgjithshme të FSK-së, për pjesëmarrjen në trajnimet e përbashkëta në nivel të rajonit, për rishikimin e sektorit strategjik të sigurisë si dhe për bashkëpunimin rajonal.

“Një prej prioriteteve tona është ngritja e bashkëpunimit rajonal dhe se Forca e Sigurisë së Kosovës është një forcë në të mirë të qytetarëve të Kosovës. Dëshirojë që të jetë forcë  funksionale për rajonin dhe të  jetë forcë, që në të ardhmen të marrë pjesë në operacione paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO dhe nga Kombet e Bashkuara."

"Unë kërkova prej admiralit Samargjiq,  në mënyrë që eksperienca e tyre t’i shërbejë FSK-së për rrugëtimin drejt anëtarësimit në NATO. Gjithashtu e njoftova admiralin për të arriturat e FSK-së, sot, si dhe për objektivat për vitin e ardhshëm dhe për rishikimin e sektorit strategjik të sigurisë."

"Ne u pajtuam që në të ardhmen ta ngrejmë bashkëpunimin për të mirën e dy shteteve dhe të rajonit”, shtoi në fund komandanti i FSK-së gjeneral Kastrati.

Ndërsa, shefi i Mbrojtjes së Malit të Zi, nënadmirali Dragan Samargjiq tha se marrëdhëniet tona politike janë të mira dhe ne si ushtarakë nuk kemi përse mos të bashkëpunojmë në mes vete.

"Unë gjithashtu e uroj gjeneral Kastratin për përparimet që ka bërë FSK-ja dhe më e mira; është plotësimi i kapaciteteve operacionale. Gjithashtu e kuptova edhe për objektivat e FSK-së, për vitin e ardhshëm e që FSK-ja po zhvillohet dhe po bëhet një faktor stabiliteti në rajon."

"Po ashtu pata mundësinë që të bisedojë me ministrinë dhe gjeneral Kastratin për mundësit tona për bashkëpunim."

"Objektivi i vendit tonë është anëtarësimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian, mirëpo para së gjithash objektivi ynë është që të kemi marrëdhënie  ndërmjet dy vendeve si dhe  i gëzohem bashkëpunimit, që do të jetë për mirëqenien e të dyja vendeve", theksoi Samargjiq. 

Më pastaj sipas agjendës delegacioni i Ushtrisë së Malit të Zi vazhdoi vizitën në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) së FSK-së  në Ferizaj, ku nënadmirali Samarxhiq vizitoi pjesëtarët e komuniteteve pakicë  në kursin e trajnimit bazik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)