Kosova e Kroacia me marrëveshje në fushën e Emergjencës
Prishtinë, 28 shkurt - Në kuadër të bashkëpunimit me Drejtorinë Shtetërore për Mbrojtje dhe Shpëtim të Republikës së Kroacisë, një delegacion i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, i kryesuar nga Kryeshefi Ekzekutiv, Fadil Kodra, kanë qëndruar për një vizitë dy ditore në Republikën e Kroacisë.
Gjatë qëndrimit në Republikën e Kroacisë, u nënshkrua memorandumi i mirëkuptimit midis dy institucioneve për të ofruar ndihmë reciproke në raste të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera.
Delegacioni i Agjencisë për Menaxhim Emergjent ka vizituar edhe Qendrën Kombëtare për Operacione Emergjente, ku janë pritur nga drejtori i Drejtorisë Shtetërore për Mbrojtje dhe Shpëtim, dr. Jadran Perinic.