Kosova e Italia marrëveshje në luftimin e krimit transnacional
Prishtinë, 19 qershor - Republika e Kosovës dhe ajo e Italisë kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunimi juridik ndërkombëtarë - ekstradim dhe ndihmë të ndërsjellë juridike në çështje penale.
Marrëveshjet u nënshkruan nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Italisë, Emma Bonino.
Marrëveshja për ekstradim dhe ajo për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështje penale, janë në funksion të luftimit të kriminalitetit transnacional, ndërsa palët nënshkruese duhet të kenë bashkëpunim sa i përket fushës se ekstradimit dhe ti ofrojnë njëra tjetrës të gjitha masat e mundshme të ndihmës ligjore reciproke në çështje penale.