15 Janar 2025

Kosova e Hungaria nënshkruajnë marrëveshjen për çështje penale

Prishtinë, 9 qershor - Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi ka pritur sot në takim Sekretarin Shtetëror të Ministrisë së Drejtësisë të Hungarisë, Barna Berke,  me të cilin ka nënshkruar Marrëveshjen e arritur për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështje penale.

Me këtë rast, Ministri Kuçi e ka vlerësuar si Marrëveshje tejet të rëndësishme për Republikën e Kosovës dhe bashkëpunimin në mes të dy shteteve. Sipas Ministrit Kuçi, kjo Marrëveshje ka për qëllim ofrimin në masën më të gjerë të ndihmës së ndërsjellë juridike në procedurat penale duke përfshirë, bashkëpunimin në çështjet penale, bashkëpunim më të mirë në fushën e gjyqësorit, gjithashtu në bartjen e evidencave nga njëri shtet në tjetrin, luftimin e krimeve ndërkufitare si dhe funksione të tjera në forma të ndryshme.

Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Drejtësisë të Hungarisë, z. Berke, pasi ka vlerësuar bashkëpunimin e mirë dhe efektiv që kanë këto dy shtete, tha se nënshkrimi i kësaj Marrëveshje, përveç që konfirmon miqësinë jashtëzakonisht të mirë me shtetin e Kosovës, ajo thellon bashkëpunimin në mes dy vendeve, përmes së cilës do të mundësohet mbledhja e provave, kryerja e akteve procedurale si dhe do të mundësojë zhvillimin e procedurës penale më shpejt dhe më lehtë.

Kjo është Marrëveshja e parë në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, që të dyja palët kanë nënshkruar për të vijuar më tutje edhe me negocimin e marrëveshjeve për ekstradim dhe transferim të personave të dënuar.

Me këtë Marrëveshje palët marrin përsipër ofrimin e ndihmës së ndërsjellë juridike në procedurat penale që janë duke u zhvilluar para organeve gjyqësore të vendeve nënshkruese të kësaj Marrëveshje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)