Kosova e Hungaria nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
Prishtinë, 30 korrik - Republika e Kosovës dhe Hungaria nesër do të nënshkruajnë Marrëveshje të bashkëpunimit për parandalimin dhe luftimin e krimit.
Marrëveshja do të nënshkruhet nga ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Lorant Balla.
Ceremonia do të mbahet nesër më 31 korrik, në ora 09:00, në objektin kryesor të MPB-së.