Kosova e Bullgaria me marrëveshje për bashkëpunim policor
Prishtinë, 13 shtator - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, po qëndron në një vizitë zyrtare në Republikën e Bullgarisë.
Gjatë kësaj vizitë ministri Rexhepi ka takuar, ministrin e Punëve të Brendshme të Bullgarisë, Tsvetan Tsvetanov dhe drejtoren e Agjencisë Shtetërore për Siguri të Informacionit, Tsveta Markova.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, e falënderoi homologun bullgar për përkrahjen e vazhdueshme që Republika e Bullgarisë i ka dhënë Kosovës dhe po vazhdon ti jap sidomos tani pasi Kosova ka hyrë në agjendën evropiane.
Ai tha se përvoja e Republikës së Bullgarisë për Kosovën është e mirëseardhur, pasi dihet se ky shtet i ka përmbushur me sukses kriteret për inkuadrim në Bashkimin Evropian.
Ministri Rexhepi e njoftoi homologun bullgar edhe për gjendjen e sigurisë në Republikën e Kosovës, duke vënë në dukje se një ndër prioritet kryesore të Qeverisë së Kosovës është lufta kundër krimit të organizuar dhe për këtë është e nevojshme bashkëpunimi edhe me Republikën e Bullgarisë.
Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Bullgarisë, Tsvetan Tsvetanov, u shpreh i gatshëm që të bashkëpunojë me Republikën e Kosovës në shkëmbimin e informatave në luftimin sa më efektiv të gjitha dukurive negative në të dyja vendet.
Gjatë këtij takimi u nënshkrua Marrëveshja në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Bullgarisë për bashkëpunim policor.
Gjithashtu gjatë vizitës së sotme, ministri Rexhepi u prit nga znj. Tsveta Markova, drejtore e Agjencisë Shtetërore për Siguri të Informacionit.
Gjatë takimit u nënshkrua Marrëveshja në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Bullgarisë për: mbrojtjen dhe shkëmbimin e informatave të klasifikuara