Kosova do të nënshkruaj protokoll bashkëpunimi me Malin e Zi
Prishtinë, 25 prill - Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi, do të nënshkruajnë protokoll për bashkëpunim për luftimin e trafikimit me njerëz.
Protokolli do të nënshkruhet nga Koordinatori Nacional Kundër Trafikimit me Njerëz, njëherësh zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Sasa Rasic dhe Koordinatori Nacional Kundër Trafikimit me Njerëz i Malit të Zi, Zoran Ulama.
Ceremonia do të mbahet nesër, në objektin kryesor të MPB-së, duke filluar nga ora 12:00.