Kosova do të ketë probleme me riatdhesimin
Prishtinë, 19 janar - Udhëheqësi i Departamentit për diasporën në AAK, Jahja Lluka, ka thënë se institucionet e vendit do të kenë shumë probleme me riatdhesimin e qytetarëve që janë larguar nga Kosova në fund të vitit 2014 dhe në fillim të vitit 2015.
Lluka shpreson mos të ketë largim masiv të qytetarëve, por për ta parandaluar këtë, ai thotë se Qeveria duhet të krijojë kushte të punësimit për të rinjtë,
Ai në këtë intervistë për Epokën e re ka folur edhe për procesin e regjistrimit të diasporës që, sipas tij, po stërzgjatet.
Lluka ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të krijojnë kushte më të mira të diasporës në mënyrë që ajo të investojë në Kosovë.