17 Janar 2025

Kosova do të avancoj kapacitetet në fushën e migracionit

Prishtinë, 15 nëntor - Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, nën udhëheqjen e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, njëherit Koordinator Nacional për Migrim,  u mbajt takimi  i parë i Komitetit Drejtues Nacional në kuadër të projektit shumështetëror i Komisionit Evropian: “Përkrahja Rajonale për Mbrojtjen-Menaxhimin e Migracionit Sensitiv në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”.

Me këtë rast, zëvendësministri Valdet Hoxha prezantoi të arriturat dhe progresin e mekanizmave që kanë të bëjnë me menaxhimin e lëvizjeve migratore, në kuadër të MPB-së dhe po ashtu shprehi përkushtimin e institucioneve të Qeverisë së Kosovës për implementimin e suksesshëm të këtij projekti. 

Zëvendësministri Hoxha  vuri në dukje se ka zbatimin të suksesshëm të aktiviteteve.

Ai tha se do të avancohen politikat dhe kapacitetet tona në fushën e migracionit, menaxhimit të kufirit dhe luftës kundër trafikimit  me qenie njerëzore.

Në këtë takim nga të pranishmit  u diskutua rreth prioriteteve të  Qeverisë së Kosovës, në këto fusha, si dhe objektivave të projektit përmes të cilave do të mbështetet Kosova dhe vendet e Ballkanit perëndimor  dhe Turqia

Ku projekt i financuar nga Komisioni Evropian do të implementohet  nga FRONTEX, EASO, IOM dhe UNHCR. Buxheti i projektit është 8.25 milion euro dhe do të zgjasë deri në dhjetor të vitit 2018.

Projekt ka për qëllim të ofrojë qasje gjithëpërfshirëse dhe të plotë rajonale, lidhur me menaxhimin efektiv të migracionit në përputhje me praktikat e shteteve anëtare të BE.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)