Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin në polici
Prishtinë, 3 janar - Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni, ka takuar sot Drejtorin e Policisë së Shqipërisë Artan Didi. Ky takim kishte për qëllim avancimin e bashkëpunimit të mëtejmë në mes të agjencioneve policore të dy vendeve, më qëllim luftimin e kriminalitetit që ndërlidhë dy vendet.
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni ka theksuar se gjendja e sigurisë në dy vendet konsiderohet të jetë e qetë dhe stabile, dhe se kjo është një nga parakushtet kryesore dhe esenciale që proceset në të cilat është duke shkuar Kosova dhe Shqipëria, ti ndihmojnë që dy vendet të jenë edhe aty ku e meritojnë.
Ai me tej theksoi se Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë një bashkëpunim shumë të mirë në të gjitha fushat policore duke ju referuar bashkëpunimit në fushën e komunikacionit rrugore dhe bashkëpunimin nga policia kufitare e të dy vendeve në menaxhimin e integruar të kufirit.
Ndërkaq Artan Didi tha se në ketë takim sot kemi trajtuar problemet e bashkëpunimit në disa fusha, siç është ajo e menaxhimit të integruar të kufirit dhe forcimit të luftës kundër krimit të organizuar etj .
Ai me tutje theksoje se se Policia shqiptare është në një proces reformimi, dhe në një proces që kërkon ngritje të vlerave të veta për tiu përshtatur edhe atyre kërkesave që kërkon integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian .
Gjatë takimit i cili u realizuar në Ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, të dy krerët e Policisë u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellët në mes të dy policive si dhe avancimin e përbashkët në fushën e luftimit të krimit, krimit të organizuar dhe atij trans-kufitar.