27 Dhjetor 2024

Kosova dhe Shqipëria nisin shërbimet e përbashkëta të policimit rrugor

Vermicë, 1 korrik - Policia e Republikës së Kosovës dhe Policia e Republikës së Shqipërisë mbajnë konferencë për më rastin e fillimi të organizimit të shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në Shqipëri gjatë sezonit veror.

''Referuar bashkëpunimit të vazhdueshëm të Policisë së Kosovës me Policinë e Shtetit të Republikës së Shqipërisë bazuar edhe në memorandumin e bashkëpunimit të firmosur nga autoritetet policore, respektivisht nga dy drejtorët e policive të të dyja shteteve tona nga sot fillojnë shërbimet e përbashkëta të policimit rrugor në Shqipëri gjatë sezonit veror", thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Turni i parë i zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, gjegjësisht të Njësive Rajonale të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR) dhe Njësisë për Kontroll të Autostradave (NJKA), do të udhëtojnë sot për në Republikën e Shqipërisë.

Konferenca për media do të mbahet në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë. Pastaj, së bashku me autoritetet e Policisë së Shtetit Shqiptar zyrtarët policor do të vazhdojnë për në Republikën e Shqipërisë, për detyrën konkrete sipas memorandumit për bashkëpunim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)