Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë protokole në fushën e mbrojtjes
Prishtinë, 17 korrik - Zëvendësministri i ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(FSK), Muhamet Latifi, dhe zëvendësministri ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, Dritan Hila nënshkruar në Tiranë protokollet mbi bashkëpunimin dhe asistencën në fushën e integrimit euro-atlantik dhe rajonal, si dhe mbi bashkëpunimin në fushën e arsimimit dhe trajnimit ushtarak ndërmjet Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë.
Qëllimi i këtyre protokolleve është bashkëpunimi, koordinimi i përbashkët dhe asistenca për MFSK-në në procesin e anëtarësimit në strukturat e sigurisë kolektive të NATO-s dhe iniciativave rajonale, si dhe vendosja e bashkëpunimit në fushën e arsimimit dhe trajnimit ushtarak ndërmjet dy vendeve.
Protokollet janë nënshkruar me rastin e vizitës së delegacionit të MFSK-së, kryesuar nga zëvendësministri i FSK-së, Muhamet Latifi, si dhe në përbërje të gjeneralbrigade Enver Cikaqi, komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së, kolonel Ilir Qeriqi, drejtor i Departamentit për Bashkëpunim dhe Siguri, nënkolonel Enver Dugolli, Atashe i FSK-së në Republikën e Shqipërisë dhe Petrit Ajeti, Zyrtar i lartë për IPA dhe koordinim të donacioneve në MFSK.