Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për pik kalimet kufitare
Vërmicë, 29 dhjetor - Zyra për Komunikim Publik e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka bërë të ditur së sot në pikë kalimin kufitar Vërmicë - Morinë, do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë.
Kjo marrëveshje do të bëhet për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje do të bëhet nga ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, z. Ekrem Mustafa, dhe ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë, z. Sandër Lleshaj.