Kosova dhe Shqipëria bashkë kundër trafikimit me qenie njerëzore
Prishtinë, 12 qershor - Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Sasa Rasic, ka pritur sot një delegacion të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë të kryesuar nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Avenir Peka.
Të dy zëvendësministrat nënshkruan Protokollin shtesë, për plotësimin e Marrëveshjen mbi Bashkëpunimin Policor Ndërkufitar (neni 25) midis Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, të nënshkruar në Prishtinë, më 06.10.2009 (që këtu e tutje referohet si Marrëveshja).
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Sasa Rasic, tha se është kënaqësi që takohemi përsëri të gjithë akterët që janë të përfshirë në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore. Ai tha se ky është një hap përpara në intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve me nënshkrimin e këtij protokolli.
Shpresojmë që me nënshkrimin e këtij protokolli të ketë një luftë edhe më efikase, sepse trafikimi me qenie njerëzore është një dukuri shqetësuese për vendet e rajonit, tha Rasic.
Ndërsa zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë, Avenir Peka, tha se ndihet i nderuar që po e viziton Kosovës dhe po e nënshkruan protokollin shtesë mes dy vendeve.
Pa dyshim se vendet tona hasin në disa sfida dhe ne jemi pjesë e përpjekjeve bilaterale, mirëpo edhe përpjekjeve multilaterale. Sa i përket trafikimit me qenie njerëzore, posaçërisht fëmijëve, shpresojmë se me nënshkrimin e këtij dokumenti do të rritet bashkëpunimi dhe që duhet të merremi seriozisht me këtë çështje, tha Peka.
Protokolli Shtesë është nënshkruar me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe për përmirësimin e identifikimit, njoftimit, referimit dhe kthimit vullnetar për ti ndihmuar viktimave, si dhe viktimave të mundshme të trafikimit, në veçanti të fëmijëve, në plotësimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, mbi bashkëpunimin policor ndërkufitar