Kosova dhe SHBA nënshkruan Memorandum në fushën e forenzikes
Washington, 11 shkurt - Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, ka nënshkruar pasditen e djeshme, në Byronë Federale të Hetimeve (FBI), në Washington, Memorandum Mirëkuptimi me, Christopher T. Doss, asistent drejtor i divizionit të laboratorit, që ka për qëllim fuqizimin e bashkëpunimit midis Republikës së Kosovës dhe ShBA-ve në fushën e forenzikes.
Nga ky Memorandum, Kosova do të përfitojë nga ekspertiza e ShBA-ve në luftimin e krimeve të rënda, përfshi edhe terrorizmin.
Para nënshkrimit, ministri Hyseni ka pasur rastin të zhvillojë një bisedë me drejtorin e FBI-së, z. XX.
Të dytë janë shprehur të bindur se kjo marrëveshje do të lehtësojë punën e të dyja palëve në luftimin e krimit në kuadër të partneritetit strategjik Kosovë-SHBA.
Drejtori i FBI-së, XX, u shprehë pozitivisht dhe i vlerësoi lartë të arriturat e Kosovës në luftimin e Kosovës me ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin.