28 Dhjetor 2024

Kosova dhe SHBA, nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi

Prishtinë, 27 shkurt - Sot është nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimi ndërmjet Departamentit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (DM) dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB, për Shkëmbimin të Informatave të Identifikimit Biometrik.
 
Në ceremoninë e nënshkrimit të këtij memorandumi morën pjesë, Ministri i Punëve të Brendshme, Barjam Rexhepi, zëvendësministrat e Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, Sasha Rasic, Darrel Hart, menaxher i Programit Ndërkombëtar për Trajnime në Ndihmë për Hetime Penale (ICITAP), George Rick Clark nga ICITAP dhe nënkolonelja Emily Thomas, përfaqësuese  e Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara nga Ambasada e SH.B.A-ve në Prishtinë.
 
Qëllimi i kësaj marrëveshje është pajisja e Qeverisë së Kosovës me mundësinë e identifikimit të kriminelëve të njohur, terroristëve, trafikantëve dhe personave të tjerë me interes, të dyshuar për vepra të ndryshme kriminale që të gjenden dhe të identifikohen përmes teknologjisë biometrike.

Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-ve do të ofrojë pajisje biometrike për Doganat e Kosovës, Policinë Kufitare dhe Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion (DSHAM) për të mundësuar marrjen e shenjave të gishtërinjve, iridës, imazheve të fytyrës të huajve të cilëve u është refuzuar pranimi në Pikat e Kalimit Kufitar, të arrestuar për tentim hyrje ose dalje në mënyrë ilegale në Kosovë, të arrestuar për arsye se qëndrojnë në mënyrë ilegale në Kosovë, që kanë aplikuar për përfitime të ndryshme lidhur me migracionin në Departamentin e Shtetësisë, Azilit dhe Migracionit të MPB-së.

Programi Ndërkombëtar për Trajnime në Ndihmë për Hetime Penale (ICITAP), prej datës  29 shkurt deri më 9 mars të këtij viti, do të ofrojë një trajnim lidhur me atë se si të mirëmbahen pajisjet biometrike. Trajnimi do të mbahet në  Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)