15 Janar 2025

Kosova dhe Norvegjia të thellojnë bashkëpunimin

Prishtinë, 12 maj- Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, priti sot në takim Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovës, z. Jan Braathu, me të cilin diskutuan për zhvillimet në fushën e drejtësisë, në veçanti për sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.

Gjatë këtij takimi, Ministri Kuçi ka falënderuar Ambasadorin Braathu për mbështetjen që Norvegjia ka dhënë dhe po jep për Kosovën, me theks të veçantë në fushën e drejtësisë.

Kuçi tha se, bashkëpunimi në mes të dy vendeve është në nivelin e duhur dhe se Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, do të angazhohet që të avancojë këtë bashkëpunim, sidomos në fushën e bashkëpunimit juridik, në veçanti në çështjet penale.

Ambasadori Braathu, shprehu gatishmërinë për përkrahjen e mëtutjeshme të Norvegjisë për Kosovën, duke theksuar vullnetin për thellim dhe angazhim për forcimin e marrëdhënieve bilateral në mes të dy shteteve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)