28 Prill 2024

Kosova dhe Maqedonia hapin pikën e re kufitare, Bellanoc- Stançiç

Prishtinë, 24 qershor - U nënshkrua marrëveshja ndërmjet  Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, për hapjen e pikës se re kufitare, Bellanoc- Stançiç  

Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi dhe ministrja e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë, Gordana Jankullovska, nënshkruan Marrëveshjen e Menaxhimit të Përbashkët të Kufirit, në vendkalimin Bellanoc-Stançiç.
 

Me këtë rast, ministri Bajram Rexhepi theksoi se hapja e pikës së re të përbashkët kufitare Bellanoc- Stançiç është e një rëndësie të veçantë për qytetarët nga të dyja anët, duke pas parasysh se atyre i është dashur të udhëtojnë me kilometra për kalimin e  kufirit.

 

Po ashtu, me rëndësi të veçantë ka transporti i mallrave në mes të dy vendeve dhe më gjerë në rajon.

 

Të dy ministrat theksuan se në një të ardhme të afërt, vendkalimi kufitar në Glloboçicë, do të konkurrojë me projekt të përbashkët në fondet e Komisionit Evropian, që edhe ky vendkalim të bëhet vendkalim kufitar në përputhje me konceptin  e Menaxhimit të Integruar të Kufirit të Përbashkët mes dy shteteve.

 

Vendkalimi kufitar në Glloboçicë, që gjendet në mes të Gjilanit dhe Kumanovës, do të jetë i karakterit ndërkombëtar, respektivisht i kategorisë A. Financimi do bëhet nga Komisioni Evropian, si projekt i përbashkët i të dy shteteve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)