16 Janar 2025

Kosova dhe Mali i Zi përmbyllin procesin e demarkacionit

Vjenë, 26 gusht - Republika e Kosovës ka përmbyllur sot procesin e demarkacionit edhe me Malin e Zi, pasi që nënshkroi në Vjenë Marrëveshjen për Kufirin Shtetëror.

Marrëveshjen e kanë nënshkruar, për palën kosovare, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, dhe ministri i Brendshëm, Skender Hyseni, ndërsa për palën malazeze, zëvedëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Igor Llukshiq, dhe ministri i Brendshëm, Rashko Konjeviq.

Dëshmitarë të nënshkrimit ishin kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, kryetari i Malit të Zi, FillipVujanoviq, si dhe ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, pas nënshkrimit të marrëveshjes përsëriti se marrëveshja është në \"përputhje të plotë me Kushtetutën e vitit 1974, Dokumentin e Presidentit Ahtisaari dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës\".

Kjo është një ditë e rëndësishme për Kosovën, për Malin e Zi por edhe për tërë rajonin, që dëshmon se rajoni ka hyrë në një periudhë të bashkëpunimit dhe po ecën sigurt në rrugën e integrimeve euro-atlantike.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Igor Llukshiq, u shpreh se marrëveshja është shembull për rajonin dhe vlerësoi se është bërë në prag të Samitit të Vjenës, si konfirmim se rajoni është i përkushtuar në procesin e integrimit në BE dhe NATO.
 
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Thaci nënvizoi se Kosova tanimë ka përmbyllur procesin e demarkacionit të kufirit me Shqipërinë, Maqedoninë dhe tani edhe me Malin e Zi dhe shprehu shpresën se së shpejti do të përmbyllet edhe me Serbinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)