Kosova dhe Mali i Zi me protokol bashkëpunimi për luftimin e trafikimit me njerëz
Ky protokoll u nënshkrua nga Koordinatori Nacional Kundër Trafikimit me Njerëz, njëherësh zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Sasa Rasic dhe Koordinatori Nacional Kundër Trafikimit me Njerëz i Malit të Zi, Zoran Ulama.
Me këtë rast, zëvendësministri Sasa Rasic, tha se me nënshkrimin e këtij protokolli bëhet formalizimi i bashkëpunimit ndërmjet të dyjave vendeve, i cili ekziston për një kohë të gjatë.
Trafikimi me qenie njerëzore është i përhapur si në Kosovë, në Malin e Zi, ashtu edhe në të gjithë regjionin, kështu që është e nevojshme që bashkërisht të luftojmë këtë dukuri. Të dy policitë do të kenë bashkëpunim aktiv dhe besoj se do kemi sukses në implementimin e këtij protokolli, tha zëvendësministri Rasic.
Ndërsa Koordinatori Nacional Kundër Trafikimit me Njerëz i Malit të Zi, Zoran Ulama, tha se ky protokoll në mënyrë të veçantë do të rregullojë çështjet të cilat kanë të bëjnë me identifikimin e viktimave të trafikimit dhe viktimave potenciale të trafikimit me njerëz si dhe personave të shfrytëzuar për punë të detyruar posaçërisht gjatë sezonit ndërtimor dhe turistik.
Protokolli ka për synim forcimin e bashkëpunimit në mes të organeve kompetente, palëve nënshkruese dhe organeve tjera të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi në luftimin e punës së detyruar gjatë sezonit turistik, sidomos dukurisë së lypsarëve të lëmoshës, intensifikimin e këmbimit të informacioneve dhe bashkëpunimit në mes të policisë, prokurorisë, inspektoratit të punës dhe organeve e strukturave tjera qeveritare në identifikimin, referimin, mbrojtën dhe kthimin vullnetar të asistuar të
Ky protokoll do të ndihmojë edhe në zbatimin e aktiviteteve të përbashkëta si kundër-përgjigje ndaj trendëve aktuale të trafikimit me qenie njerëzore, duke përfshirë edhe bashkëpunimin ndërkufitar në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.