13 Maj 2024

Kosova dhe iniciativat rajonale të sigurisë

Prishtinë, 10 Shtator, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (KCSS) publikoi analizën e titulluar “Anëtarësimi dhe Prezentimi i Kosovës në Iniciativat Rajonale të Sigurisë”.

Qëllimi kryesor i kësaj analize është që të vihet në pah progresi i bërë në këtë drejtim, si dhe të analizohet konteksti politik i nismave rajonale identifikohen, duke u fokusuar në sfidat që i kanë institucionet e Kosovës për t’u bërë anëtare e plotë e nismave rajonale të sigurisë. Ky punim ka patur qëllim të të sigurisë, sidomos të iniciativave më të rëndësishme dhe proaktive në rajon.

Në këtë konferencë ishin të pranishëm si panelistë, Ministri në detyrë i Ministrisë së Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, Damijan Sedar, Këshilltar i Lartë Politik i Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Efrem Radev, Këshilltar i lartë për politikat e sigurisë në Këshillin për Bashkëpunim Rajonal.

Rexhepi apeloi që Bashkimi Europian të jetë me proaktiv në zbatimin e Marrëveshjes së Fusnotës të arritur në mes të Kosovës dhe Sërbisë, duke potencuar faktin se BE është palë garantuese e implementimit të kësaj marrëveshje. Kurse, Z. Sedar, theksoi se procesi i integrimit në nisma rajonale është proces gjithëpërfshirës duke konkluduar se pa përfshirjen e plotë të Kosovës si anëtare aktive në të gjitha nismat rajonale nuk mund të fitet për bashkëpunim efektiv në Ballkanin Perëndimor.

Në anën tjetër, Z. Radev, theksoi se anëtarësimi në nisma rajonale të sigurisë është e kushtëzuar nga dy aspekte: Teknik dhe Politik. Ai më tej theksoi se një nga aspektet më teknike të bashkëpunimit rajonal është pjesëmarrja e gjitha shteteve të rajonit në këto mekanizma.

Përveç panelistëve edhe autorja e publikimit prezantoj të dhënat prelimirate të kësaj analize duke potencuar aspektet në vijim.
Gjatë viteve të fundit kanë filluar të iniciohen një varg nismash rajonale në Evropën Juglindore,të cilat janë mbështetur kryesisht prej institucioneve të Bashkimit Evropian (BE), shteteve anëtare të BE-s, si dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Pas shpalljes së pavarësisë, Kosova ka treguar gatishmëri të vazhdueshme, si dhe ka ndërmarrë veprime,që t’i bashkohet nismave rajonale të sigurisë.

Aktualisht ekzistojnë rreth dyzet nisma rajonale që merren me një varg sektorësh/çështjesh që kanë të bëjnë me bashkëpunimin policor, me sektorin e gjyqësisë, të ushtrisë, si dhe me emergjencat. Disa prej tyre veçse janë pjesë e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (KBR), mirëpo Kosova është pjesë e vetëm disa prej tyre, drejtpërdrejtë - përmes përfaqësimit të institucioneve shtetërore, ose përmes pranisë ndërkombëtare.

Kosova, në veçanti, ka vështirësi sa i përket qasjes së saj në nismat rajonale në sektorin e sigurisë. Përderisa anëtarësimi i Kosovës, tash së voni, në KBR është pritur t’ia hapë dyert e përfaqësimit dhe të qasjes në nismat e tjera rajonale të sigurisë, të gjeturat e këtij studimi, megjithatë, tregojnë se progresi në këtë drejtim është mjaft i kufizuar dhe shoqërohet me sfida nga më të ndryshme. Duke qenë anëtare e re, Kosova ka kufizime në përfitimet që mund të vijnë prej veprimeve dhe aktiviteteve të përbashkëta në fushën e sundimit të ligjit, të drejtësisë dhe të sigurisë. Si pasojë e kësaj, sfidohen seriozisht edhe marrëveshjet politike të arritura në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe vet koncepti i bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Procesi i anëtarësimit të Kosovës në nismat dhe organizatat rajonale po sfidohet prej dy elementeve të fuqishme:
•    E para ka të bëjë me mungesën e njohjeve dhe pozitën e dobët diplomatike të Kosovës;

•    E dyta ka të bëjë me rezistencën e fortë të Serbisë dhe vendeve të tjera, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, për ta shmangur zbatimin e marrëveshjes, dhe duke e lënë kështu Kosovën jashtë shumë proceseve të rëndësishme të nivelit rajonal.
Ngecjet në procesin e anëtarësimit dhe të mos-përfshirjes në nisma të tilla po e dëmton Kosovën si në dimensionin politik ashtu edhe në atë diplomatik e teknik.

Pamundësia që të bëhet anëtare me të drejta të plota në nismat rajonale i paraqesin Kosovës edhe sfida të tjera.
•    Së pari, vendit po i mohohet mundësia që ta pozicionojë vetveten si palë e barabartë aktive në rajon, posaçërisht në mesin e fqinjëve të vet.

•    Së dyti,nënkupton se Kosova nuk mund t’i përmbush kriteret e bashkëpunimit rajonal në kontekstin e integrimeve euroatlantik. Së treti, megjithëse një çështje më shumë teknike, Kosova po parandalohet që të përfitojë prej veprimeve dhe aktiviteteve të përbashkëta në fushën e sundimit të ligjit, drejtësisë dhe të sigurisë.

•    Së fundmi, institucionet e Kosovës pengohen që të përfitojnë prej një programi të përbashkët të trajnimeve, të praktikave që mësohen përmes aktiviteteve të përbashkëta mes vendeve të rajonit.

Si pasojë, Kosova bashkë me zhvillimet të brendshme siç janë: Përfundimi i pavarësisë së mbikëqyrur ka hyrë në dialog me Serbinë për të zgjidhur ngërçin politik në nivelin rajonal. Marrëveshja për Përfaqësim Rajonal apo “Marrëveshja e Fusnotës” paraqet kompromisin më të madh që Kosova ka bërë për të avancuar pozicionin e saj në nivel ndërkombëtarë.

Por, përkundër kompromiseve që i ka bërë Kosova sa i përket marrëveshjes, periudha pas marrëveshjes e paraqet një realitet në të cilën Kosova pak e ka përmirësuar përfaqësimin e saj, sidomos në nivel rajonal. Marrëveshja nuk arriti t’i përmbushte pritjet fillestare; andaj, rezultoi në qasje të kufizuar, e madje edhe mosekzistim të mundësive të tilla, në nismat e ndryshme.

Përfaqësimi i Kosovës në Sektorin e Mbrojtjes, Policisë dhe Sundimit të Ligjit.

Përderisa sfidat më të mëdha për integrim qëndrojnë në sektorin e mbrojtjes, sektori i policisë ka shënuar progres të ngadaltë. Deri më tani Kosova nuk ka mund të jetë pjesë e asnjë iniciative rajonale në fushën e mbrojtjes Karta e Adriatikut A5; Qendra Trajnuese për Përkrahjen e Operacioneve Paqësore (PSOTC); Qendra për Siguri dhe Bashkëpunim (RACVIAC); Ministrat e Mbrojtjes së Evropës Juglindore (SEDM), përderisa takimet e radhës së A5 dhe RACVIAC pritet të sjellin ndryshime.

Kurse në Sektorin e Policisë, Kosova ka rritur  të bëhet anëtare e plotë e Procesi i Bashkëpunimit i Evropës Juglindore (SEECP); Njësitë koordinuese të zbatimit të ligjit ndërkombëtar (ILECU), përderisa Kosova u refuzua në mënyrë eksplicite për çështje politike dhe mos kompromis në mes të shteteve anëtare nga: Iniciativa e Evropës Juglindore për Bashkëpunim (SECI); Konventa e Bashkëpunimit Policor për Evropën Juglindore (PCCSEE).

Në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtarë, Kosova funksionon në nivel bilateral, kurse të gjitha kanalet e komunikimit me shtetet që nuk e kanë njohur Kosovës bëhet përmes EULEX
.

Rekomandimet

Qeveria e Kosovës – nënshkrimi i ‘marrëveshjes për fusnotën’ duhet të pasohet me një platformë më të mirëfilltë për zbatimin e saj. Qeveria duhet të jetë më konsistente dhe më e unifikuar me qëllim që të sigurojë pjesëmarrje më të mirë në nismat rajonale të sigurisë.

Krahas strategjive, nevojitet edhe një bashkëpunim dhe bashkërendim më i mirë mes MPJsë,FSK-së dhe PK-së për ta përmirësuar pozitën e Kosovës në nivel rajonal. Institucionet relevante duhet ta trajtojnë çështjen e Kosovës në kuadër të një apo më shumë kornizave rajonale, pra aty ku e shohin që është me interes të përfshihet Kosova. Pjesëmarrja në nismat rajonale nuk duhet të jetë qëllim në vetvete, por mënyrë për ta forcuar shtetësinë
dhe institucionet e saj.

Bashkimi Evropian – duhet të kërkojë mundësi të përfshirjes së Kosovës në nismat relevante,duke eksploruar opsione të reja mes statuseve të ndryshme me qëllim që të sigurohet që Kosova të merr pjesë në nismat rajonale të sigurisë. Po ashtu, BE-ja duhet t’i bëjë presion qeverisë së Serbisë që ta respektojë dhe ta zbatojë ‘marrëveshjen për fusnotën’,sipas së cilës Kosova nuk duhet të kufizohet që të merr pjesë në organet dhe nismat rajonale.

UNMIK-u dhe EULEX-i – duhet të bëjnë më shumë për kalimin e përgjegjësive tek institucionete Kosovës, në veçanti në lidhje me komunikimin me Interpol-in dhe Europol-in.

Nismat rajonale të sigurisë – pritet që t’i shtojnë përpjekjet në mënyrë që qëllimi kryesor
i bashkëpunimit rajonal të jetë mbi qëndrimet e shteteve anëtare. Nismat rajonale për siguri inkurajohen që ta arsyetojnë në mënyrë proaktive nevojën e anëtarësimit të Kosovë snë to me qëllim që të deklarohet, së paku formalisht, bashkëpunimi i plotë dhe holistik në Evropën Juglindore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)