Kosova dhe Franca marrëveshja për rendin publik dhe kufijtë
Prishtinë, 22 tetor - Në kuadër të bashkëpunimit të shkëlqyer mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës, sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme, u nënshkrua marrëveshja për trajnim në fushën e menaxhimit të rendit publik dhe menaxhimit të kufijve.
Në këtë ceremoni morën pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, zëvendësambasadorja e Republikës së Francës në Kosovë, Regine Lopez dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.
Marrëveshja u nënshkrua nga zëvendësambasadorja, Regine Lopez dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni. Kjo marrëveshje është vazhdimësi e bashkëpunimit mes dy shteteve dhe ndihmës së vazhdueshme që i ka dhënë Republika e Francës, Republikës së Kosovës.