15 Janar 2025

Kosova dërgon një kontingjenti të FSK-së në ndihmë Shqipërisë

Prishtinë, 5 shkurt - Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt, të dymbëdhjetën me radhë. Në mbledhje janë shqyrtuar dhe miratuar vendime nga fushat e përgjegjësive ligjore dhe kushtetuese të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Projektligji për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, është aprovuar nga kabineti qeveritar dhe i njëjti do të procedohet për shqyrtim dhe aprovim në Kuvendin e Kosovës.

Qeveria e Kosovës, duke vlerësuar gjendjen emergjente në Republikën e Shqipërisë, pas vërshimeve të ditëve të fundit, ka aprovuar vendimin për dërgimin e një Kontingjenti të  Forcës së Sigurisë për operacione humanitare në Republikën e Shqipërisë. Vendimi i është dërguar Presidentes së Kosovës për autorizim të operacionit sipas ligjit. 

Në vazhdim, kabineti qeveritar ka  miratuar vendimin për aprovimin e Katalogut të Vendeve të Punës në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe vendimin për ndryshimin në Tabelat e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2015, me qëllim të përmbushjes së obligimeve të pakryera financiare nga viti paraprak për projektet kapitale shumëvjeçarë.

Me vendimin e aprovuar sot në mbledhje, është autorizuar ministri i Financave që të aprovoj transfere nga programi i Shpenzimeve të Paparashikuara për shumat individuale që nuk kalojnë njëzetmijë euro.

Qeveria ka miratuar gjithashtu edhe vendimin për aprovimin e Koncept dokumentit për ngritjen e nivelit të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, i cili rekomandon plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit ekzistues ose hartimin e ligjit të ri.  

Programit Legjislativ për vitin 2015 të Qeverisë së Republikës së Kosovës i është shtuar edhe hartimi i Projektligjit për përgjimet e komunikimeve elektronike, me vendimin e sotëm të kabinetit qeveritar. Ky ndryshim vjen si nevojë, pas kthimit nga Kuvendi i Kosovës në Qeverinë e Kosovës për ridraftim të Ligjit për Përgjimet e Komunikimeve Elektronike.

Me një vendim tjetër të miratuar nga kabineti qeveritar është autorizuar Dogana e Kosovës që të lejojë importin e lodrave duke u bazuara në dokumentin e konformitetit të lëshuar nga prodhuesi në vendin e prodhimit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)